Mediat Serbe: Mogherini u largua nga takimi i Haradinajt pasi ai kërkoi përfshirjen e SHBA

schedule13:24 - 18 Nëntor, 2017

schedule 13:24 - 18 Nëntor, 2017

Një ditë më parë mediat serbe raportuan se shefja e diplomacisë europiane Federika Mogerini u largua në mënyrë të papritur nga takimi me kryeministrin e kosovës Ramush haradinaj sepse ai kërkoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun me Serbinë

Agjencia serbe e lajmeve tanjug raportoi se shefja e politikës së jashtme në Be Federika Mogerini u largua nga takimi me kryeministrin e Kosovës haradinaj në bruksel pas një kërkesë të bërë nga kreu u qeverisë së prishtinës. Agjencia serbe shton se burime të saj në bruksel konfirmuan se Haradinaj kishte këmbëngulur në një përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës i cili aktualisht ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian. Për këtë arsye Mogerini është larguar nga mbledhja e këshillit para përfundimit të saj. Por, disa orë më vonë e njëjta agjenci sitoi zëdhënëesen e KE Maja Kocijancic, e cila mohonte incidentin duke thënë se Mogerini nuk e kishte braktisur takimin e së premtes të Këshillit të Stabilizim Asociimit të BE-së.

Më tej mediat serbe raportojnë dhe për anulimin e konferencës së përbashkët për shtyp të Mogerinit dhe haradinaj, që sipas shpjegimit zyrtar të BE-së ndodhi për shkak të axhendës. Por korrespondentët nga Kosova raportuan nga Brukseli për “një atmosferë të keqe” gjatë takimit. Kjo ishte vizita e parë zyrtare e Haradinajt në Bruksel që kur u bë kryeministër. Përveç pjesëmarrjes në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim-Asociimit midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës, Haradinaj bisedoi dhe me Mogherinin dhe me komisionerin e BE Johannes Hahn./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!