Një lajm i rremë ka qarkulluar ditën e sotme në mediat italiane, ku sipas asaj që raportohej dy shqiptarë Bujar Hysa dhe Bardhyl Hoxha janë shpallur në kërkim pasi do të përfshiheshin në një sulm terrorist në Itali.
Alarmi në Itali u nxit gjatë natës nga policia italiane, ku thuhej se dy shqiptarët po përgatisnin një sulm terrorist. Madje metoda e ekzekutimit nga dy autorët do të ishte si ai i Teatrit Bataclan, në vitin 2015 në Francë, ku humbën jetën 130 persona.
Sipas lajmit, dy terroristët shqiptarë po kërkoheshin në të gjithë territorin italian.
Mirëpo, duket se mediat italiane kanë dalë blof, kjo pasi Bujar Hysa ndodhet në qeli duke vuajtur dënimin prej më shumë se 3 vitesh. Ky i fundit është dënuar me 18 vite burg dhe është nën monitorim të plotë, në ambientet e vuajtjes së dënimit këtu në Shqipëri.
Hysa u arrestua tre vite më parë së bashku me një grup imamësh të vetë shpallur që rekrutonin besimtarë të rinj për të luftuar në Siri./abcnews.al