Mediat greke jehonë deklaratave të Ramës në Kosovë

schedule11:50 - 20 Shkurt, 2018

schedule 11:50 - 20 Shkurt, 2018

Mediat greke i kanë bërë jehonë deklaratave të kryeministrit shqiptar Rama në Kosovë, ku ai hodhi idene e një presidenti të përbashkët mes dy vendeve. Sipas analistëve grekë Rama po evokon krijimin e Shqipërisë së madhe.

Vijojnë reagimet ndaj deklaratave të Edi Ramës në parlamentin e Kosovës ku foli në seancën solemne me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje propozimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kosovë për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Analistë greke dhe media në vend kanë komentuar fjalët e kryeministrit shqiptar duke thënë se Rama po ëndërron Shqipërinë e Madhe. E përditshmja greke Skai.gr shkruan se Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shprehur mendimin se Shqipëria dhe Kosova përveç politikës së jashtme të përbashkët duhet të ketë të përbashkët edhe presidentin.

“Një president si simbol i unitetit kombëtar”, ka qënë propozimi i Edi Ramës në seancën festime të parlamentit të Kosovës në përvjetorin e dhjetë të shpalljes së Pavarësisë. Më tej thuhet se Rama ka theksuar se për momentin kjo është e pamundur por në fund çdo ëndërr është e realizueshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!