Mediat e italiane e quajtën “uragan”, Alketa Vejsiu bën komentin epik nga skena e “Sanremos”

schedule08:21 - 7 Shkurt, 2020

schedule 08:21 - 7 Shkurt, 2020

Një uragan u cilësua prezantimi i moderatores shqiptare Alketa Vejsiu, e cila i la të gjithë pafjalë me italishten e rrjedhshme  në skenën e festivalit italian “Sanremo”.

Por ai që ishte pranë saj dhe e përjetoi nga afër shkathtësinë e Alketës ishte Amadeus, moderatori dhe producenti i festivalit, i cili me një batutë mjaft humoristike i tha Alketës:

“Mund të prezantojmë një këngë ose po deshe vazhdojmë flasim, fundja unë sonte në 2 të natës e mbyll”.

 

Por Alketa vijoi me fjalën e saj, dhe në një dalje të dytë në skenë, pasi e kuptoi që ishte vënë re fakti që ajo fliste shpejt tha:

“Piva një çaj kamomil!”

“Vullkanike dhe energjike”, “Uragan” u cilësua Alketa edhe nga mediat italiane të cilat shkruajnë se ajo është padyshim një ndër femrat më të shkathta që kanë ndarë skenën deri më tani krah Amadeus./abcnews.al