Këtë të premte në “Provokacja” me Mustafa Nanon ka qenë i ftuar Ruzhdi Stringa, specialist i shqipes në Pekin, ka folur për përhapjen e epidemisë së koronavirusit në provincën e Wuhan. Në fjalën e tij Stringa është shprehur se se koronavirusi është shfaqur në Kinë para se të publikoheshin dhe të përhapej i gjithë lajmi nëpër media.
Profesori shqiptar në Pekin, thekson se në Shqipëri është kthyer përpara përhapjes së virusit, por ai thekson se e ka kuptuar se në Kinë po përhapej një virus pasi autoritetet i merrnin në telefon dhe i pyesnin si ishin, çfarë ndienin etj. Ndër të tjera përballë gazetarit Nano, profesori Stringa shprehet se paniku është i zmadhur, sipas tij media e zmadhon akoma më shumë, ai është një virus i panjohur dhe për sa kohë është i panjohur padituria e bën njeriun ose të ketë frikë ose ta zërë paniku.
Gjithashtu nga “Provokacja”, ai ka folur në lidhje me eksperiencën e tij në lidhje me studentët kinezë dhe kënaqësinë që ai merr nga marrëdhënia me to që prej vitit 98′ që ndodhet si profesor në universitetin e Gjuhëve të Huaja në Pekin.
“E gjithë jeta ime akademike është zhvilluar në Universitetin e Gjuhëve të Huaja në Pekim. puna ime si profesor i gjuhës shqipe me studentë shqiptarë dhe të huaj. Kjo është një zgjehdje që e keni bërë ju jeni atje nga halli apo nga qefi,janë dtë dyja së bashku zgjodha të shkoj vetë por patjetër kjo zgjedhje është dhe një formë detyrimi, por jam i lumtur që kam bërë një punë të mirë atj. Kjo është një kohë e fituar gjatë qëndrimi tim atje”, tha ai.
Nga eksperienca juaj në kinë, janë gjëra të zakonshme apo është një përvojë e veçantë?
Është e veçantë pasi është një gjë që jo rrallë e ndesh njeriu, sidomos një profesor i gjuhës shqipe i cili duhet të mësojë këtë lëndë disa personave që kanë njohur zero jo vetëm për gjuhën por edhe për vendin.
Ju po flisni për një vend që Shqipëria nuk njihet, por këtu ka një legjendë se në Kinë ka një lloj interesimi të veçantë për shqiptarët?
Kjo legjendë ka një bazë të vërtetë pasi për një periudhë të caktuar vende tona kanë qenë vende mike, dhe gjuha i tregon më së miri këto ngjarje. Ajo periudhë e marrëdhënies së ngushtë mes dy vendeve është e ndarë në dy pjesë, një pjesë është miqësorë dhe tjetra armiqësore. Kjo është një periudhë e jetuar nga breza, nga 60 vjeçarët e lartë që e ruajnë këtë lloj njohje për Shqipërinë, por brezi i ri nuk ka njohje. Kinezët i trajtojnë popujt sipas interesave të tyre pragmatike, ato i shikojnë marrëdhëniet mes tyre me një prizëm pragmatik, miqësia me Shqipërinë dhe në atë kohë nuk është trajtuar me atë vështrim siç ne e kemi trajtuar miqësinë me të.
Kinezët që studiojnë gjuhën shqipe çfarë janë? Është zgjedhje individuale apo ka ndonjë strategji?
Universiteti ku unë jam ka një drejtim të caktuar ku ti mund të diplomohesh por mund të ndjekësh dhe degë të tjera. Gjuha jonë bën pjesë në atë që quhet fakulteti i gjuhëve të vogla të evropës, ku futet italishtja, shqipja etj, ndërsa anglishtja dhe spanjishtja janë degë më vete dhe nëse një student nuk fiton këto degë futet dhe në gjuhën shqipe.
Kur do të ktheheni ju në Kinë?
Ne mbajmë kontakte me universitetin dhe unë kam marrë lajmin se shkolla do të fillojë me dy mars, por do të jetë online mësimi do të vijojë deri në mars online. /abcnews.al