“Grammy Awards” që u mbajt të dielën duket se do të jetë i paharrueshëm për shumë njerëz. Dua Lipa ishte një ndër artistet që triumfoi në eveniment, e cila dhuroi dhe një performancë mbresëlënëse duke interpretuar hitet e saj, Levitating dhe Don’t Start Now.
Mediat greke kanë shkruar për bukuroshen shqiptare, ku shkruajnë se 25-vjeçarja e ktheu skenën e Staples Center në Los Angeles në një “klub personal nate”. Këngëtarja u shfaq me një fustan mbresëlënës, që i linte pak vend imagjinatës, i cili mbante firmën e Versaces.
LEXO EDHE: Të gjithë po flasin për performancën e Dua Lipës në “Grammy Awards”
LEXO EDHE: Pas triumfit në “Grammy Awards”, Dua Lipa merr surprizën e këndshme nga partneri
Më pas, këngëtarja nga Kosova u shfaq në skenë me një fustan-xhaketë, të cilën më pas e hoqi për të qëndruar vetëm me një veshje për të djegur fantazitë e burrave, shkruan Protothema. E nominuar për 6 çmime, këngëtarja fitoi çmimin “Best Pop Vocal Album”. /abcnews.al