Pas triumfit në “Grammy Awards”, Dua Lipa merr surprizën e këndshme nga partneri

schedule09:12 - 17 Mars, 2021

schedule 09:12 - 17 Mars, 2021

Dua Lipa u vlerësua mbrëmjen e dielës nga “Grammy Awards” me çmimin albumi më i mirë i zhanrit pop për “Future Nostalgia”. Ajo u shfaq e mahnitshme me një fustan të punuar nga Donatella Versace, me simbolikën e fluturave.

“Uau, shumë faleminderit. Kjo është një çmenduri. “Future Nostalgia” do të thotë bota për mua që e ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra por një gjë që e kam kuptuar është se sa e rëndësishme është lumturia.”, u shpreh ndër të tjera Dua.

Këngëtarja shqiptare dhuroi gjithashtu një performancë të shkëlqyer me dy hitet “Levitating” dhe “Don’t Start Now”. Teksa këndonte dhe kërcente me trupën e balerinëve njëkohësisht, Dua mori vëmendje të madhe dhe me veshjet e mrekullueshme: nga fustani i gjerë, fustani-xhaketë tek një suit krejt në rozë plot me gurë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Sakaq, Dua ka treguar se ka marrë një surprizë të këndshme nga i dashuri, Anwar Hadid, pas triumfit në event. Ky i fundit ka organizuar një festë në shtëpi, duke zbukuruar ambientin me flutura e tullumbace shumëngjyrëshe. “Të gjithë fluturat e botës duke pritur për mua. Engjëlli im”, ka shkruar ajo. /abcnews.al