TIRANË- Kapiteni Artur Meçollari, thotë se avionët rusë e kanë shoqëruar për 30 minuta dronin amerikan që po fluturonte në hapësirën e Detit të Zi. Ai thekson se avionët rusë kanë lëshuar karburant me qëllim që të neutralizonin sensorët e dronit dhe të ndalonin “syrin” e tij spiun.
“Kemi afrimin e avionit të parë. Nuk kemi një afrim, Kemi disa afrime, Avionit rus kanë qenë 35 minuta duke shoqëruar objektivin. Avioni i parë lëshon karburantin nga poshtë, sepse të gjithë sensorët e zbulimit janë në barkun e avionit. Objektivi i avionëve rusë ka qenë neutralizimi i sensorëve. Me qëllim që të eliminonte marrjen e informacionet nga sistemet e dronit”, tha ai.
Ai u shpreh në emisionin “Lufta dhe Paqja” se droni ka qenë i identifikuar se ka qenë amerikan dhe këto shenja tha ai mund të përshkallëzojnë situatën.
“Droni ka qenë identifikuar se ka qenë amerikan dhe me status të mbrojtur. Avioni i dytë për shkak të distancës së fluturimet, k me një nga bishtat ka goditur një nga helikat e dronit. I dyti ka goditur padashje helikën, por ka qenë aksidentale. Rasti i dronit, i cili është bërë me rrëzim, është një akt i cili mund të përshkallëzojë situatën”, tha ai./abcnews.al