“Mea culpa” e Suedisë, mjeku: Janë keqkuptuar, nuk është diskutuar për karantinë

schedule10:05 - 5 Qershor, 2020

schedule 10:05 - 5 Qershor, 2020

Mjeku i sëmundjeve të brendshme në Suedi Refet Nura ka folur në “ABC e mëngjesit”, për menaxhimin e situatës dhe dyshimet për mënyrën se si u përball vendi atje me COVID-19.

Ai theksoi se në Suedi nuk është diskutuar në asnjë mënyrë për karantinë. Por kur e gjithë kjo situatë të përfundojë do të analizohen rezultatet përfundimtare”, u shpreh mjeku. Gjithashtu ai u shpreh se vazhdon të ndiqet e njëjta strategji dhe se ka pasur një keqkuptim në mënyrën se si janë interpretuar deklaratat e epidemiologëve. “Strategjia është e mirë, por mund të përmirësohet edhe më tej, çdo gjë tjetër është keqkuptim”, u shpreh ai. 

Nura tha më tej se në Suedi për disa ditë nuk ka pasur raste të vdekjeve, por rritjet e numrit të infektuarve erdhën në mënyrë drastike.

“Fillimisht nuk u bë një testim në përmasa të mëdha për shkak se mendohej se një testim është vetëm një vlerësim i rastit. Duhet të jemi real dhe të pranojmë gabimin që u bë në shtëpinë e të moshuarve, personeli që merret me kujdesin ndaj tyre mund të ketë bartu disa infeksione”, sqaroi mjeku.

Sakaq ai shpjegoi: Shumica e personave të prekur nga virusi janë asimptomatik.

“Nganjëherë modeli Suedez është audituar në ekstrem nga pjesa tjetër e botës për vetë faktin se është përballur ndryshe më pandeminë. Në faktin epidemiologu që ka udhëhequr edhe viruse të shumtë është shprehur disi vetë-kritit në një intervistë. Mjetet e informimit e transmetuar sikur po diskutohen strategjitë. Theksoj se strategjia është e mirë, por mund të përmirësohet edhe më tej, çdo gjë tjetër është keqkuptim”, sqaroi mjeku.