Delion Troqe u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës me 15 plumba me kallash.
38-vjeçari ishte pronar i një servisi, ndërsa autorët disa minuta pasi e ekzekutuan dogjën makinën në Sherisht duke humbur gjurmët në errësirë.
ABC mëson se viktima kishte qenë dënuar më parë për drogë dhe një javë më parë ishte kthyer nga Spanja. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes./ db/Abcnews.al