Me uniforma para kryeministrisë, Superiorja projekton protestën e fundjavës

schedule15:09 - 14 Shtator, 2020

schedule 15:09 - 14 Shtator, 2020

Liga Profesioniste e Futbollit pret miratimin e katër kërkesave të bëra, ose përndryshe pritet të përshkallëzojë protestat. Drejtuesit e klubeve janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund kësaj beteje.

Pas takimit të 12 shtatorit u paralajmërua se ekipet do të zbresin në fushë sipas kalendarit të përcaktuar, por vetëm për të protestuar. Futbollistët thjesht do të lexojnë kërkesat e Ligës Profesioniste të Futbollit drejtuar qeverisë dhe pastaj do të lënë fushën.

Bojkoti kështu nuk do të ndalet, madje klubet janë gati të protestojnë simbolikisht edhe në bulevardin para kryeministrisë. Dalja e futbollistëve me uniforma është një prej opsioneve, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së opinionit publik.

Sikurse dihet, kjo situatë është krijuar për shkak se qeveria deri më tani ka refuzuar të marrë përsipër realizimin e kërkesave të bëra nga klubet, që janë: ulja e TVSH-së në masën 6%; falja e gjobave dhe kamatëvonesave të detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura; efekti i pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihet nga 2 në 10 vite, si dhe të miratohet ligji i vërtetë i sponsorizimeve. / abcnews.al