Me ujë dhe gaz lotsjellës, momenti kur policia ndërhyn për të shpërndarë mbështetësit e Berishës

schedule13:28 - 8 Janar, 2022

schedule 13:28 - 8 Janar, 2022

Policia ka nisur një operacion të gjerë për largimin e mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha nga selia e Partisë Demokratike.


Fillimisht është ndërhyrë nga pjesa lindore e saj duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në perimetrin e jashtëm të selisë, ndërsa është marrë nën kontrolle dhe vetë godina.

Më pas, policia ka ndërhyrë edhe nga pjesa që lidh rrugën “Xhorxh Bush” me unazën e Tiranës, duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të mbështetësve të Berishës.

Këta të fundit janë larguar bashkë me Berishën, i cili u pa më herët me një maskë kundër gaz në shkallët pranë selisë së PD-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!