Me “trefletësh” në çorape, polici kapet me drogë në komisariatin e Kukësit, kolegët e “zhveshin”

schedule19:26 - 20 Korrik, 2022

schedule 19:26 - 20 Korrik, 2022

Një efektiv i policisë në Kukës, ka rënë në pranga për shkak se akuzohet për lëndë narkotike, pas një kontrolli nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Mësohet se polici i identifikuar si K.M është kapur me një sasi prej 16.65 gr marijuanë e ndarë në njëzet doza të cilën e kishte futur në çorape.

Ndaj policit në fjalë, rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” sipas nenit 283 të Kodit Penal dhe “Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në I.E.V.P.” sipas nenit 324/a të Kodit Penal.

Kanë qenë kolegët e tij të cilët e kanë kontrolluar dhe më pas gjetur sasinë e kanabisti në çorapë.

Njoftimi i policisë:

Në datë 19.07.2022, rreth orës 23:00, u arrestua në flagrancë punonjësi i K.M me detyrë punonjës policie në IEVP Kukës, sepse rreth orës 15:00, gjatë hyrjes në institucion pas ushtrimit të kontrollit nga kolegët e tij, i është gjendur në këmbën e majtë poshtë çorapes i 1 (një) paketë me mbishkrimin “Malboro” e mbështjellë me ngjitës të tejdukshëm (natriban), ku brënda saj ishin 20 (njëzetë) doza të dyshuara lëndë narkotike (marijuanë), me peshë 16.65 gr.

Janë kryer veprimet e para dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” sipas nenit 283 të Kodit Penal dhe “Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në I.E.V.P.” sipas nenit 324/a të Kodit Penal.

Vazhdojnë veprimet hetimore për punonjës dhe shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!