Seanca e sotme plenare, që ka nisur në orën 10:00 dhe ka vijuar deri tani sipas rendit të ditës, pritet të ketë në vazhdim debate për sasinë rekord të 3.4 milionë eurove që u bllokuan në Durrës dhe vendimin për negociatat.
Teksa ka mbërritur në parlament, deputeti i PD, Salianji u pa të vinte me një makinë “Toyota Yaris”, i njëjti tip me makinën, ku ishte fshehur sasia e parave të jashtëligjshme. Po ashtu deputeti demokrat kishte me vete dy çanta të mëdha me “euro”, në mënyrë simbolike për ngjarjen e ditës së dielë që ka ndezur në vend debat politik.
PD akuzon qeverinë dhe deputetin Taulant Balla si të përshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa Balla depozitoi dje ngriti padi ndaj Bashës në prokurori dhe ka deklaruar se kryedemokrati ka lidhje me grupin që fuste këtë sasi parash në Shqipëri./abcnews.al