“Më tha psikologia pse vjen në zyrë”: Dafina Zeqiri flet për problemet me shëndetin mendor

schedule08:38 - 9 Qershor, 2020

schedule 08:38 - 9 Qershor, 2020

Dafina Zeqiri ka treguar së fundmi se ka luftuar me depresionin dhe ankthin dhe madje ka folur dhe me një psikologe për shëndetin e saj mendor.

E ftuar në NIN në Klan Kosova, këngëtarja tregoi se depresioni është shumë gjë normale, dhe ne duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin.

“Është shëndet më së pari, kur ti thua që shëndeti është i pari, shëndeti para punës, kjo është pika më e rëndësishme e shëndetit dhe për të thonë ‘mos fol’. Kur e çova në interes për të gjetur një psikologe për të folur me të, ajo u çudit. ‘Pse po më vjen në zyrë, je fytyrë publike’! Le të më shohin, kjo është njësoj sikur shkon te mjeku për dhimbje koke, lukthi apo të ka zënë koronavirusi”, ka thënë këngëtarja.

Dafina tha  po ashtu se është shumë mirë të hapesh te psikologu për gjërat që nuk mund të hapesh me të tjerët.

“Je duke kaluar një depresion ose ankth dhe nuk po gjen një muhabet të përbashkët me familjen, kur nuk ndihesh i shlirë të flasësh, si viktima 14-vjeçare (e abuzimit seksual), tutesh s’ke si të shprehesh, kanë për të gjykuar. Ne duhet të tregojmë që duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Krejt ata që e kanë kaluar depresionin është diçka shumë normale”, është shprehur këngëtarja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!