“Më tha është koha e bukur”, Rama batuta me kryeministren finlandeze: Shpresoj të na vizitojë me vajzën dhe bashkëvuajtësin

schedule12:15 - 21 Qershor, 2022

schedule 12:15 - 21 Qershor, 2022

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama me ceremoni zyrtare. Në konferencën e përbashkët me gazetarët, kryeministri Rama i shprehu mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO. Ai shprehu dëshirën që kryeministrja të rikthehet sërish në Shqipëri.

Rama: Në çdo aspekt, këto 2 vende janë një vlerë e shtuar e NATO. Në ditët e sotme dyert e NATO duhet të jenë të hapur për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë. Ne ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë një gjë për Finlandën dhe nuk është pak. Kam dëshirën t’i uroj kryeministres çdo të mirë, kur erdhi më tha është koha shumë e bukur. Shpresoj që vizita dhe se e shkurtër do jetë e mjaftueshme të mendohet të vijë përsëri me vajzën e vogël dhe bashkëvuajtësin.

Kryeministrja e Finlandës vjen në Shqipëri, në një kohë kur Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e NATO-s ,pas agresionit rus të nisur në Ukrainë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!