“Më tepër respekt, ndihmoni sepse taksat i merrni”, ish-arbitrat mesazh Ramës

schedule22:57 - 3 Prill, 2020

schedule 22:57 - 3 Prill, 2020

Sporti po vuan në këtë krizë ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi. Klubet e futbollit kanë ditë që kërkojnë ndihmë nga shteti shqiptar, por qeveria ka prioritete të tjera dhe nuk po ka ndërmend të merret me futbollin.

Rreth situatës së krijuar kanë reaguar edhe Sokol Çekaj e Sokol Jareci. I pari është një ish-arbitër i njohur, ndërsa i dyti mban postin e Shefi të Sektorit të Arbitrimit. “Probleme kanë edhe arbitrat, vëzhguesit dhe delegatët, përveç ekipeve.

 

Mesazhi i Çekajt

 

Disa prej tyre nuk kanë një punë të parë dhe kjo është e vetmja me të cilën mbajnë familjet. Ata tatohen me 15%, por qeveria nuk ka lekë kur vjen puna t’i ndihmojë”, shkruan Çekaj në rrjetet sociale. Një tjetër Sokol ka reaguar rreth situatës së jashtëzakonshme.

Duhet më shumë respekt zoti Kryeministër për profesionin e sportistit, të cilin ti vetë e ke bërë me aq pasion në rininë tënde”, shkruan Sokol Jareci, duke i kujtuar Edi Ramës periudhën kur luante basketboll në Shqipëri. /abcnews.al

 

Mesazhi i Jarecit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!