Nuk kanë problem gjobat, por shëndetin.
Qytetarët në Korçë janë ndërgjegjësuar. Ata shprehen se maska duhet vendosur për të mirën e tyre dhe jo për shkak të gjobës.
“Që kur ka filluar e deri më sot unë nuk e kam hequr maskë”, shprehet një qytetar.
Në Kukës të moshuarit i frikësohen virusit.
“Kemi frikë nga sëmundja, por duhet zbatuar edhe urdhri”, thotë një qytetar.
E ndërsa në rrugë qytetarët mbanin maska në zona si tregu i qytetit, jo të gjithë kishin vendosur barrierën mbrojtëse, maskat.
Në Vlorë nga një vëzhgim i bërë, qytetarët duket se janë ndërgjegjësuar për të respektuar këtë masë.
Në Lezhë maska në shumicën e rasteve vendoset, por vetëm për ti shpëtuar penaliteteve. Goja dhe hunda në të shumtën e rasteve nuk mbulohet.
“Nuk e di për gjobën, unë e kam mbajtur maskën vazhdimisht edhe pa u dhënë urdhri”, tha një qytetar.
Ndërsa një tjetër i moshuar theksoi se nuk është dakord për gjobën pasi sipas tij vendi qytetarët nuk kanë mundësi t’i përballojë dhe se pagat janë të ulëta.
Beratasit duken të bindur ndaj urdhrit të qeverisë, në rrugët e qytetit janë të paktë ato persona që shihen pa maska.
Të shumtë janë qytetarët në Durrës që mbajnë maska.
Por ka edhe nga ata qytetarë “të pabindur”, që të ndërgjegjshëm se do të gjobiten, nuk kanë pranuar ta mbajnë atë, duke mos i shpëtuar masës administrative.
/abcnews.al/