Më të mirët e Champions: Dominojnë Chelsea e Barça e femrave, Jorginho “mbreti”

schedule19:34 - 26 Gusht, 2021

schedule 19:34 - 26 Gusht, 2021

UEFA ka zgjedhur më të mirët në çdo pozicion për sezonin e shkuar në Champions League për meshkuj e femra. Në futbollin e femrave dominon Barcelona, që triumfoi. Vetëm mbrojtësja më e mirë, Irene Paredes, është përzgjedhur nga PSG.

Edhe “Lojtarja e vitit” u takon katalanasve dhe ajo është Alexia Putellas, kurse te meshkujt nuk ka surpriza. Jorginho, kampion Europe me Chelsea dhe Italinë është përzgjedhur më i miri, sikurse janë vlerësuar shokët e tij të skuadrës, Mendy, Kante dhe trajneri Tuchel.

Erling Haaland është cilësuar si sulmuesi më i mirë në Champions League sezonin e shkuar, kurse Ruben Dias si mbrojtësi më i mirë. Më poshtë vlerësimet e dhënë nga UEFA ditën e sotme:

Portierja më e mirë: Sandra Panos (Barcelona)
Portieri më i mirë: Edouard Mendy (Chelsea)

Mbrojtësja më e mirë: Irene Paredes (PSG)
Mbrojtësi më i mirë: Ruben Dias (Manchester City)

Mesfushorja më e mirë: Alexia Putellas (Barcelona)
Mesfushori më i mirë: Ngolo Kante (Chelsea)

Sulmuesja më e mirë: Jennifer Hermoso (Barcelona)
Sulmuesi më i mirë: Erling Haaland (Borussia Dortmund)

Trajneri më i mirë te femrat: Lluis Cortes (Barcelona)
Trajneri më i mirë: Thomas Tuchel (Chelsea)

Lojtarja e vitit: Alexia Putellas (Barcelona)
Lojtari i vitit: Jorginho (Chelsea)

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!