Më shumë muskuj për Vllazninë, Jonuz duhet të zgjidhë një problem

schedule19:15 - 23 Shtator, 2019

schedule 19:15 - 23 Shtator, 2019

Vllaznia po vuan në javët e para të kampionatit, pasi ka arritur të shënojë vetëm një gol në ndeshjen e parë të kampionatit. Shkodranët po hasin vështirësi në sulm dhe me Luftëtarin ishin pa fat, pasi u ndalën te traversa. Gjithsesi, trajneri Mirsad Jonuz do të duhet të gjejë recetën për golin.

Ndeshja e radhës është e programuar ndaj Skënderbeut, sërish në stadiumin “Loro Boriçi” të boshatisur. Mungesa e tifozëve normalisht i heq shumë emocione kësaj përballjeje, por te Vllaznia janë të dënuar të fitojnë dhe të marrin pikët, që janë shumë të nevojshme në kampionat.

Stafi teknik për këtë ndeshje do të ketë të gatshëm edhe mesfushorin Behar Ramadani. Ky i fundit ka shlyer pezullimin. Ai u ndëshkua me karton të kuq kundër Teutës dhe nuk mund të luante kundër Luftëtarit.

Me shumë mundësi i gatshëm do të jetë edhe mesfushori Ardit Krimi, i cili ka humbur dy sfidat e fundit për shkak dëmtimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!