Me shumë fëmijë në krime/ Fier, 100 të mitur u ndoqën penalisht në 2024

schedule15:31 - 29 Janar, 2025

schedule 15:31 - 29 Janar, 2025

Përfshirja e të miturve në veprimtari kriminale rezulton në shifra shqetësuese në Fier. Përgjatë vitit 2024 janë arrestuar dhe proceduar penalisht 100 të mitur për vepra të ndryshme penale.

Psikologët rendisin faktorët që ndikojnë në këtë situatë ku të miturit përfshihen apo rekrutohen në aktivitete të paligjshme.

Kur nuk e gjejnë në familje ata kërkojnë  sigurinë në grupe shoqërore që priren të jenë të dhunshëm apo më keq, të rekrutohen nga të rriturit për aktivitetet kriminale.

Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt dhe pa leje drejtimi kryeson me  44 raste statistikat për të miturit në Fier, por shqetësuese janë të dhënat e përfshirjes së adoleshentëve në krime kundër shëndetit, pasurisë dhe narkotikëve. Dy muaj më parë disa adoleshentë u kapën me mes të Fierit duke shpërndarë drogë në doza të vogla.

TABELA

TE DHENAT E POLICISE SE FIERIT PER 2024

-Katër shtetas për krime kundër jetës;

-Katër shtetas për krime në fushën kompjuterike;

-Tre shtetas për krime në fushën e narkotikëve;

-Dhjetë shtetas për vjedhje;

-Tetë shtetas për krime kundër shëndetit;

-Tetë shtetas për armëmbajtje pa leje;

-Një shtetas për dhunë në familje;

-Një shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;

-Dyzetë e tre shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt

-Tetëmbëdhjetë shtetas për vepra të tjera penale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!