Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Më shumë biznese të reja/ QKB: Në mars u regjistruan mbi 1700 subjekte, rritje me 13.7%

schedule13:58 - 23 Prill, 2026

schedule 13:58 - 23 Prill, 2026

Shtohen bizneset e reja në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit në mars hapën aktivitetin e tyre 1780 subjekte ose 215 më tepër nëse i krahasojmë me një muaj më parë. Nga statistikat vërehet se afrimi i sezonit turistik nga nxitur bizneset e reja që lidhen me tregtinë, akomodimin dhe shërbimin ushqimor. Trendi mbetet në rritje me  rreth 13.7% më shumë, duke dëshmuar një klimë më aktive sipërmarrjeje dhe një ritëm më të lartë hyrjesh në treg.

Aktivitetet kryesore ku janë përqendruar bizneset e reja  janë  tregtia me shumicë dhe pakicë ku janë regjistruar 386 subjekte ndjekur nga  akomodimi dhe shërbimi ushqimor  me 261 të tilla e për të vijuar më pas me  aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike , informacioni dhe komunikacioni dhe ndërtimi.

Struktura gjeografike vijon të dominohet nga Tirana me 986 subjekte, e ndjekur nga Vlora, Durrësi dhe Fieri, duke konfirmuar përqendrimin e aktivitetit ekonomik në zonat urbane dhe bregdetare.



Një tregues i rëndësishëm mbetet edhe pjesëmarrja e grave në biznes, ku gjatë muajit Mars 2026 janë regjistruar 568 subjekte të administruara nga gratë, duke reflektuar një përfshirje në rritje të tyre në aktivitetin ekonomik.

Në aspektin e pronësisë, bizneset me kapital 100% shqiptar përbëjnë pjesën kryesore me 1,562 subjekte, por edhe subjektet me kapital të huaj dhe të përbashkët vijojnë të rriten. Këto të dhëna konfirmojnë një zhvillim të qëndrueshëm të sipërmarrjes në Shqipëri, si dhe rolin e QKB-së në lehtësimin e procedurave, rritjen e transparencës dhe mbështetjen e formalizimit të ekonomisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!