Kryeministri Edi Rama e cilëson vendimtar samitin e NATO-s që do të mbahet në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, më 11 dhe 12 korrik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se në këtë samit, do të rikonfirmojë përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, sigurinë e aleatëve në krahun lindor, luftën e drejtë të popullit ukrainas dhe vetë nevojën për stabilitet dhe fokus në Ballkanin Perëndimor.
Rama shtoi se Shqipëria është e gatshme të angazhojë trupa shtesë për të forcuar praninë përpara të NATO-s dhe se angazhohet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 2% të PBB-së.
Ne mezi presim samitin vendimtar të NATO-s në Vilnius. Në Vilnius, ne do të rikonfirmojmë përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, sigurinë e aleatëve tanë në krahun lindor, luftën e drejtë të popullit ukrainas dhe vetë nevojën për stabilitet dhe fokus në Ballkanin Perëndimor. Në dekadën e fundit, Shqipëria ka rritur shpenzimet e mbrojtjes nga 1.35% në 1.76% të PBB-së sonë. Megjithatë, në momente si kjo, nevojitet më shumë. Prandaj, kam ngarkuar Ministrinë e Mbrojtjes që të arrijë objektivin prej 2% deri në vitin 2024. Edhe pse nuk jemi ndër anëtarët e pasur të NATO-s, ne besojmë se objektivi prej 2% është dyshemeja dhe jo tavani i angazhimit tonë.
Në Vilnius, Shqipëria do të paraqesë vullnetin e saj për t’u angazhuar më tej. Ne gjithashtu do të njoftojmë se, nëse është e nevojshme, Shqipëria është e gatshme të angazhojë trupa shtesë për të forcuar praninë përpara të NATO-s. Së bashku jemi më të fortë dhe vetëm së bashku mund të mbizotërojmë në këtë moment shumë përcaktues për atë që besojmë; për hir të brezave që do të vijnë”, shkroi Rama në Twitter.
We are looking forward to the crucial Vilnius NATO summit. In Vilnius, we will reconfirm Albania’s unwavering dedication to NATO, the security of our eastern flank allies, the just fight of the Ukrainian people, and the very need for stability and focus in the Western Balkans.… pic.twitter.com/5oUWzuLUCr
— Edi Rama (@ediramaal) July 8, 2023



