“Më ra paralizë në skenë”, baritoni shqiptar tregon momentin e vështirë: Hapa sytë dhe nuk po dija ku isha

schedule12:35 - 7 Prill, 2023

schedule 12:35 - 7 Prill, 2023

Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, baritoni i njohur, Ylber Gjini ka treguar edhe një moment shumë të vështirë në skenë. Ai ka rrëfyer se teksa ishte duke dhënë shfaqje ka pësuar një paralizë dhe kolegia e tij, Eva Golemi e ndihmoi që ta ndërpriste, por Gjini nuk pranoi dhe e çoi deri në fund.

Ai zbuloi se shkoj në Belgjikë për t’u vizituar dhe mjeku atje i kërkoi të mos bënte shumë gjëra në të njëjtën kohë.

“Unë e pikasa pastaj, por edhe Eva e pa që unë nuk po artikuloja mirë se më kishte ikur pak kështu. Edhe Eva u shqetësua shumë dhe më pyeste kur këndonin të tjerët dhe orkestra solo më pyeste si je, po ashtu ta ndërpresim. I thosha unë, vazhdojmë. Do ta mbaroj këtë shfaqje thash, do bëj si do bëj. Pastaj kur ndodhi akti i vrasjes në shfaqje, unë nuk po ngrihesha vërtetë. Hapa sytë dhe nuk po dija ku isha. Më thotë Eva: ‘Hajde se do salutojmë publikun’. E mora vesh, i thash, por më mbaj pak se mos hidhem në orkestër me kokë. Ashtu çova dhe bëra përshëndetjen dhe ika.

Falë vëllait tim ika në Belgjikë dhe neurologu atje më tha: ‘Tani do marrësh vetëm role të vogla’. Lëre ça ke bërë deri tani, tani me kujdes. Gjithmonë, por pak, tha, jo deri tani. Më tha dhe një gjë që kur ke dal në skenë ke menduar 8 gjëra për njëherë dhe nuk i mban dot truri i njeriut, të mendosh orekestrën, korin, fëmijët, familja, çfarë do të hash për darkë, a të del rroga deri në fund të muajit dhe të bëhen tetë ato pastaj”, u shpreh baritoni./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!