“Më quajti majmun i zi”, Marku replikon me Obanor: Shpifje e ulët dhe e neveritshme!

schedule22:14 - 14 Prill, 2021

schedule 22:14 - 14 Prill, 2021

“Më quajti majmun i zi”, kështu ka akuzuar Erhun Obanor, mbrojtësi i Laçit i ndëshkuar me karton të kuq për shkak se goditi me shkelm lojtarin e Vllaznisë, Herald Marku. Ky i fundit është kundërpërgjigjur dhe i hedh poshtë akuzat, që i cilëson si një shpifje e ulët.

“Frika nga dënimi për atë gjest antisportiv çon drejt justifikimit. Është një shpifje e ulët dhe e neveritshme, shumë larg edukatës time. Përveç dhunës në fushë kërkon të nxisë nëpërmjet rrjeteve sociale urrejtje me motive raciste, me shpifje pa asnjë fakt të besueshëm.

Nuk kam pasur asnjë dialog gjatë ndeshjes me lojtarin e Laçit. Asnjë fjalë të vetme. Mesfushor qendre, kam qenë çdo moment pranë arbitrit kryesor. Gjatë gjithë karrierës time kam demonstruar vetëm respekt për çdo kundërshtar.

Të gjitha pamjet filmike mund të tregojnë shumë qartë. Falënderoj të gjithë miqtë, shokët e mi dhe ndjekësit që më mesazhet dhe telefonatat janë interesuar për shëndetin tim”, shkruan Marku në reagimin e tij.

https://streamable.com/9wc82i

AKUZAT E OBANOR – Mbrojtësi i skuadrës kurbinase, pas ndeshjes në rrjetet sociale shkruante: “Së pari dua të them që më vjen keq për të gjitha ata që kanë parë atë që bëra në fund të ndeshjes dhe mbaj përgjegjësi për të. Gjithashtu dua t’ua them të gjithëve arsyen se pse veprova ashtu.

Futbolli është një lojë për t’u shijuar dhe fair-play, por numri 10 i Vllaznisë (i referohet Herald Markut) më ka sulmuar mua dhe familjen time duke përdorur fjalë të këqija dhe më e keqja nga të gjitha ai vazhdoi të më thërriste përgjatë gjithë lojës ‘majmun i zi’. Nuk ka vend për racizëm. në këtë lojë jemi të gjithë njëlloj, jemi të gjithë qenie njerëzore”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!