“Më quajnë balerinë egoiste”, Enada Hoxha: 28 vite në skenë dhe nuk jam e ngopur

schedule11:38 - 1 Mars, 2023

schedule 11:38 - 1 Mars, 2023

Balerina e njohur, Enada Hoxha ka bërë një rrëfim për karrierën e saj në “Pas Mesnate” në ABC News, ku ka folur edhe për partnerin Gerd Vaso. Ndër të tjera, ajo ka thënë se ka 28 vite në skenë por prap nuk është e ngopur me rolet.

LEXO EDHE: “Me Gerdin kemi gjithmonë debate”, rrëfehet Enada Hoxha: Çfarë më thotë në sallën e provave

“Çdo balet që kam kërcyer kam qenë gjithmonë në krahët e Gertit mund të kenë qenë ndoshta një ose dy balete që nuk kemi kërcyer bashkë. Kështu që gjithë jeta ka qenë krah njëri-tjetrit me shumë sfida, me shumë punë, me shumë emocione, me shumë duartrokitje, me shumë mirënjohje nga ana e publikut. Saç vite punë kam, aq role kam në skenë. Pastaj kur ato rikërcehen pafund, mendo sa herë kam qenë në shfaqje me këto role me emocione të forta. Shfaqje jo të thjeshta, por le të themi shfaqje që kanë brenda një histori të madhe, një emocion të jashtëzakonshëm, por që nuk jam e ngopur, më duhet të vazhdoj të mendoj akoma se çfarë duhet të vë në skenë”, u shpreh ajo.

Më tej, Enada ka theksuar se shumë persona e konsiderojnë egoiste, por që ajo i ka dhënë mundësinë shumë balerinëve të rinj të performojnë në skenë.

“Mua zakonisht më kanë quajtur një balerinë egoiste. Gjithsesi them nga ju lind kjo, nga që unë jam gjithë kohën kërkuese dhe dua të jem në skenë, nga që ka qëlluar dhe ka qenë fati im që pjesa më e madhe e koreografe, nuk po flas për këto 6 vite, por kush ka ardhur më ka patur le të themi në rolet e tyre, kam qënë roli kryesor për ta, balerina kryesore. Nuk e di se nga vinte kjo, se unë gjatë gjithë jetës sime, në kaq vite karrierë, le të dali një koleg dhe të thotë që nuk e kam bërë pjesë e punëve të mija, qoftë në teatër, qoftë jashtë teatrit. Edhe këto vitet e fundit me projektet e mija private kanë qenë në fokus gjithmonë të rinjtë. Unë e kam dhënë maksimumin me ta dhe kam pritur dhe vazhdoj të pres shumë prej tyre, sepse ata kanë mundësi të japin pafund, por kjo do duhet të vij me shumë punë”, deklaroi balerina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!