Me precedentë penale për vjedhje dhe i armatosur, arrestohet shqiptari në Greqi

schedule17:31 - 16 Mars, 2025

schedule 17:31 - 16 Mars, 2025

Një 36-vjeçar shqiptar, me precedentë penalë, ra në prangat e policisë greke, në Longos, Aigialeia.

Gjatë arrestimit iu gjet një armë, ndërsa autoritetet po hetojnë lidhjet e tij, në një organizatë terroriste.

Krahas armës, e cila do të dërgohet për ekspertizë në laboratorët e mjekësisë ligjore të policisë në Athinë, atij i është gjetur edhe një thikë.

Ndaj tij është ngritur një kallëzim penal për vjedhje, anëtarësim në bandë dhe shkelje të ligjit për armët.

36-vjeçari shqiptar ka qenë më parë i arrestuar për vepra të rënda dhe ka vuajtur dënimin me burg.

Në vitin 2016, ai u dënua për vjedhje me vlerë prej 500 mijë eurosh në tregun e perimeve Rentis dhe u lirua nga burgu në vitin 2024.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!