Ky është momenti ku autori i masakrës në Tiranë Dan Hutra mbërrin në drejtorinë e policisë së Tiranës. Arrestimi i tij u vë i mundur pas disa orësh arrati pasi ekzekutoi tre gra dhe plagosi tre të tjera. Ai u kap në zonën e landfillit të Sharrës. Në fillim ai plagosi më thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në Astir.
Më pas shkoi në zonën e Paskuqanit, aty ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij. Aty kreu edhe masakrën duke ekzekutuar ish kunatën Mevlute Hysa 30 vjeçe, të fejuarën e ish kunatit Hasime Dafku 30 vjeçe ndërsa plagosi ish partneren Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60 vjeçe.
Më pas, autori i kësaj ngjarjeje të rëndë shkoi në shtëpinë e 31 vjeçares Etleva Kurti në Kamzë ku edhe e ekzekutoi në oborrin e shtëpisë. Autori i masakrës kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu pasi ish partnerja e tij kishte tërhequr kallëzimin që kishte bërë për dhunë në familje./abcnews.al