Me postë nga Shqipëria në Finlandë, goditet grupi i trafikantëve, transportuan 700 mijë euro drogë

schedule18:58 - 23 Prill, 2022

schedule 18:58 - 23 Prill, 2022

FINLANDË – Policia në Uusimaa tha të shtunën se kishte goditur një rrjet të madh të trafikimit të drogës. Kjo bandë raportohet se njihet si Mantaqa.

Sipas mediave të huaja, droga trafikohej nga Shqipëria në Spanjë dhe më pas, nëpërmjet postës përfundonte në Finlandë.

Mikko Minkkinen , kryeinspektor i policisë tha se midis janarit dhe shkurtit grupi kishte dërguar me postë rreth 70 kilogramë marihuanë në Finlandë. Droga kishte një vlerë rrugore rreth 700 mijë euro.

Policia deri më tani ka sekuestruar rreth 13 kilogramë lëndë narkotike kontrabandë.

Hetuesit thanë se një shqiptar i mori pakot me marihuanë nga posta duke përdorur një identitet të rremë. Ky i dyshuar u mbajt në paraburgim pasi u kap nga policia në një apartament në Tikkurila të marrë me qira nga një prej të dyshuarve kryesorë, sipas Minkkinen.

Pasi droga ishte në Finlandë, të dyshuarit e paketuan lëndën narkotike në thasë të mbyllur me vakum në një objekt industrial në Nurmijärvi. Nga aty, çantat përfunduan në rrugët e Helsinkit, Vantaa dhe Kerava.

Katër të dyshuarit kryesorë janë të lindur në vitet 1993, 1995, 1996 dhe 1997. Pesë persona të tjerë dyshohen për vepra të rënda narkotike në lidhje me rastin./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!