“Më pak turne dhe më pak skuadra”, kreu i FIFA-s zbulon futbollin e ri

schedule10:56 - 23 Mars, 2020

schedule 10:56 - 23 Mars, 2020

Njerëzimi po kalon një moment shumë të vështirë prej përhapjes së madhe të koronavirusit. Pandemia po merr shumë jetë njerëzish, të gjithë janë izoluar në shtëpitë e tyre dhe askush nuk është më i qetë.

Futbolli është një ndër industritë më të goditura. Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino ka dhënë një rrëfim të gjatë për Gazzetta dello Sport në 50-vjetorin e lindjes. Italo-zvicerani prek shumë tema gjatë fjalës së tij, duke theksuar ndryshimet që pritet të bëhen në lojën më të bukur me top.

Rifillimi i futbollit? Shëndeti në radhë të parë, më pas vjen gjithçka tjetër. Le ta shpjegojmë situatën pa panik, ndeshjet do të nisin kur të mos rrezikohet më jeta e askujt. Federatat janë gati të ndjekin rekomandimet e qeverive. Falënderoj doktorët, infermierët dhe të gjithë ata që rrezikojnë jetët e tyre për të shpëtuar jetët e të tjerëve. Ata janë heronj.

Kemi treguar frymë bashkëpunimi dhe solidariteti me Europën dhe Amerikën Latine. Tani po merremi me kalendarin e kombëtareve. Po punojmë edhe për rregulloret për statusin e lojtarëve dhe transferimeve, për të mbrojtur kontratat dhe për të përshtatur periudhat e regjistrimit. Duhet të sakrifikojmë të gjithë, nuk ka zgjidhje tjetër.

Ekziston rreziku që futbolli të jetë në recension. Ne kemi nevojë për një vlerësim të ndikimit ekonomik global. Tani është e vështirë, nuk e dimë kur do t’i kthehemi normalitetit. Mund të reformojmë futbollin botëror duke bërë një hap pas, me më pak turne, por me kompeticione më interesantë.

Ndoshta me më pak skuadra, por me më shumë ekuilibër. Më pak ndeshje për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve, por ndeshje më të luftuara. Nuk është fantashkencë. Jemi të privilegjuar që nuk do e nisim nga zero, por le ta shpëtojmë futbollin së bashku nga një krizë që rrezikon të jetë e pakthyeshme”, deklaron Infantino. /abcnews.al