I vë zjarrin sallës, por jo buxhetit/ Miratohet për 5 minuta. “Foltoristët” i vënë flakën tryezës, qëllon ajo e Bashës

schedule10:08 - 20 Nëntor, 2023

schedule 10:08 - 20 Nëntor, 2023

Punonjës të shumtë të Gardës së Republikës ishin vendosur në seancën plenare përpara së të mbërrinin deputetët.

Opozitarët erdhwn shpejt, por nuk u lejuan të qarkullonin në Parlament, situatë që solli përplasje fizike si kjo ku Gazmend Bardhi dhe Ramadan Lika godasin punonjësin e gardës.

Me të nisur seanca, demokratët nxorrën armatën shumëngjyrëshe të flakadanëve, të cilën as kësaj radhe, siguria e Kuvendit nuk kishte mundur t’i parandalonte të hynin.

Një prej tymuese shkaktoi flakë mbi tavolinën ku ulet Lulzim Basha, i cili sot mungonte.

Në prani të kryeministrit, Lindita Nikolla urdhëroi kalimin e menjëhershëm në votim.

Jashtë Kuvendit, opozitarët nuk ndërruan qëndrim dhe e quajtën fitore këtë panoramë tymi e flake dhe buxheti të votuar pa debat.

Socialistët nuk kanë ndërmend të kërkojnë dialog parlamentar, dhe janë të gatshëm të kalojnë pa diskutime edhe buxhetin nen për nen.

Mazhoranca nuk do të bëjë hapa pas as për komisionet hetimore që kërkon opozita, dhe PS i dërgoi një mesazh edhe Altin Dumanit, i cili së fundmi ka mbajtur qëndrim të ndryshëm nga socialistët, duke mos i konsideruar komisionet hetimore parlamentare si pengesë për drejtësinë.

Tashmë buxheti do të vijojë diskutim nen për nen në komisione, për t’u votuar në tërësi më 7 dhjetor.