Neymar dhe Kylian Mbappe janë gjithmonë në qendër të zërave të merkatos. PSG po tenton të rinovojë me dy yjet e sulmit, teksa trajneri Mauricio Pochettino, në prononcimin e dhënë për Top of the Foot, qetëson tifozët e nënkampionëve të Evropës.
“Unë mendoj se Neymar dhe Mbappe do të qëndrojnë për një kohë të gjatë te ky klub, nuk kam fare dyshime për një gjë të tillë. Unë një tip optimist dhe klubi po punon shumë që ata të dy të jenë sa më gjatë pjesë e jona.
Është një ndjesi, por edhe ajo çfarë shoh. Ney dhe Kylian janë shumë të lumtur këtu, po zbaviten dhe mendoj se klubi po bën maksimumin për t’i mbajtur edhe për shumë vite“, deklaroi trajneri i kampionëve të Francës. /abcnews.al