Me një pjesëmarrje shumë të ulët, nis me kufizime strikte anti-Covid Haxhi në Mekë

schedule08:52 - 29 Korrik, 2020

schedule 08:52 - 29 Korrik, 2020

Pelegrinët myslimanë kanë filluar haxhin vjetor në qytetin e shenjtë të Mekës, në kushte që nuk ishin parë asnjë herë më parë.

Kjo pasi Arabia Saudite ka implementuar masa strikte për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit gjatë pelegrinazhit pesëditor.

Haxhi, një nga pesë shtyllat ose praktikat më të rëndësishme të Islamit dhe një detyrim për besimtarët që kanë mundësi ta bëjnë të paktën një herë në jetë, është zakonisht një nga mbledhjet  më të mëdha fetare në botë pasi rreth 2.5 milion njerëz zbresin në qytet nga e gjithë bota bota.

Por këtë vit frekuentimi po kufizohet në 10,000 njerëz që banojnë në mbretëri pasi autoritetet kërkojnë të vënë nën kontroll Covid-19.

Deri më tani, sëmundja ka infektuar më shumë se 270,000 persona në Arabinë Saudite, duke e vendosur atë në 20 vendet më të prekura nga pandemia në botë.

Pelegrinëve do t’u kërkohet të veshin maska ​​dhe të mbajnë distancë fizike gjatë një serie ritesh fetare që përfundohen gjatë pesë ditëve në Mekë dhe rrethinat e saj në Arabinë Saudite.

Të përzgjedhurit për të marrë pjesë në haxhi iu nënshtruan kontrolleve të temperaturës dhe u vendosën në karantinë teksa fillonin të shkelin në Mekë në fundjavë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!