Pranë stadiumit të Durrësit, gjimanzi është kthyer në qendër grumbullimi për mbledhjen e ndihmave për të lënduarit nga tërmeti.
Gazetarja, Esiona Konomi raporton për abcnews.al se banorët janë të pakënaqur për mënyrën se si po bëhet shpërndarja e ndihmave.
“Nuk kemi ushqime, ne rrimë presim këtu, kemi mbetur jashtë në qiell të hapur. Kemi frikë të shkojmë në shtëpi sepse na janë plasaritur banesat”, tha njëri nga banorët.
Në pritje që dikush të bëjë shpërndarjen e ndihmave, banorët thonë se nuk është interesuar askush nga instancat për ti dhënë zgjidhje situatës.
“Kam nënën 95 vjeçe po flemë me plasmas jashtë, nuk ka ardhur asnjë njeri të na pyesi, rrimë jashtë në oborr. Nuk ka çadra, nuk e përballon nëna ime strehimin në çadra”, u shpreh një nga banorët.
Gjithashtu një prej tyre tha se nuk kanë asnjë kontakt nga Bashkia. “Kam bërë kërkesën 5 herë, vahdojmë të rrimë në makinë 6 anëtarë të familjes. Banesa është e pabanueshme”, tha ai./abcnews.al