Vajza e madhe e këngëtares Aurela Gaçe feston ditën e sotme 9-vjetorin e lindjes dhe nuk kishte si të mos mungonte një dedikim i ëmbël nga këngëtarja. Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka ndarë një fotografi të Grace, Aurela ka shkruar dhe disa fjalë prekëse, ku shprehet se ardhja në jetë e saj është një bekim për të.
“9 vjet më parë erdhe në jetën tonë, Grace, Hiri i Perëndisë. Prandaj të quajtëm kështu, sepse ardhja jote është bekim e hir për jetët tona. Më dhe statusin e nënës ❤, më ndryshove jetën. ?❤? ? 100 jetofsh e gëzofsh jetën, gëzimi ynë i parë ❤❤❤❤❤❤❤”, ka shkruar Aurela. /abcnews.al