Presidenti Volodymyr Zelenskyy, në një mesazh video mbrëmjen e djeshme foli në rusisht për t’u kërkuar trupave ruse të tërhiqen dhe të mos luftojnë në Ukrainë, sipas skynews.
Ai tha se Rusia kishte humbur më shumë se 23,000 ushtarë në atë që ai e përshkroi si një “luftë të pakuptimtë”. Ai akuzoi gjithashtu Moskën për rekrutimin e ushtarëve të rinj, në mënyrë që njësitë e shkatërruara në fillim të luftës të mund të rigruprohen sërish.
“Çdo ushtar rus ka ende mundësi të shpëtojë. Është më mirë të mbijetoni në Rusi sesa të vdisni në tokën tonë,” theksoi Zelensky.
/abcnews.al