Me “Maserati” e me armë gjahu, ky është Endri Mustafa, u gjet i vrarë në breg të liqenit në Shkodër

schedule11:36 - 17 Maj, 2021

schedule 11:36 - 17 Maj, 2021

Shkodër- ABC ka siguruar fotot e viktimës të sotme në Shkodër, Endri Mustafa. Viktima është gjetur sot rreth orës 09:00 në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, i vrarë me armë zjarri. Policia njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.

Mësohet se Endri Mustafa është qëlluar me të paktën 7 plumba. 1 plumb e ka marrë në gojë, 3 të tjerë në kokë dhe 3 plumba në gjoks.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë që dyshohet se është arma me të cilën është kryer vrasja si dhe 8 gëzhoja. Në armë është gjetur edhe një plumb i pa shkrepur. /abcnews.al/