Mos linjëzimi me deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE, Joseph Borrel për Kosovën, është përcjellë më pështjellim në Bruksel. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, ndërsa shprehu keqardhjen e tij. Rama theksoi se nuk do të ndryshojë qëndrim, derisa BE të reagojë me një deklaratë të dytë, ku të jenë përfshirë ngjarjet e fundit në Banjskë, me pasojë vrasjen e efektivit të policisë.
“Për herë të parë në 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të BE. Ky fakt ka shkaktuar një pështjellim të kuptueshëm kur ia kemi përcjellë Brukselit, si qëndrim të Shqipërisë pasi jemi përpjekur që deklarata të reflektonte edhe zhvillimet dramatike të ditëve të fundit, vrasjen e policit të Kosovës si edhe shaplljen e zisë në Beograd. Miqtë në Bruksel na shpjeguan se nuk ishte e munduar dicka e tillë, pasi deklarata ishte konfirmim i qëndrimit public të datës 20 shtator nga Borell pas takimit të dështuar të 14 shtatorit mes dy lidervë të Kosovës dhe Serbisë.
Thamë se nuk kemi rezervë për deklaratën në vetvete lidhur me kritikat ndaj Kosovës që sipas nesh qëndrojnë plotësisht dhe Kosova duhet t’i reflektojë në pozicionin e saj në dialogun e normalizimit, por njëkohësisht kemi theksuar domosdoshmërinë sipas nesh që publikimi i kësaj deklarate, duhej të bëhej njëkohësisht apo pasohej nga nj deklaratë e dytë mbi zhvillimet e patolerueshme që ndodhën. Na u tha se nuk është e mundur dhe se deklarata kritike e kishte marrë mbështetjen e vendeve anëtare dhe Shqipërisë I kërkohej linjëzim.
Përgjigjja jonë ishte negative Qëndrimi ynë nuk ndryshon, nuk ka të bëjë me përmbatjejn e deklaratës, jemi gati të linjëzohemi sapo të dale deklarata që ne presim. Ky qëndrim krijon një cbalancim total, kur situate mund të përkeqësohet.” tha Rama/abcnews.al