Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më kërcënoi në telefon”, Halit Valteri akuza të rënda Gjiknurit

schedule12:23 - 5 Tetor, 2020

schedule 12:23 - 5 Tetor, 2020

Deputeti Halit Valteri ka folur pas përplasjes me deputetin Damian Gjiknuri. Valteri tha se Gjiknuri e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar.

 

U desh ndërhyrja e gardës për të ndarë deputetët duke mos lejuar përshkallëzimin e konfliktit.

LEXO edhe: Gjiknuri sqaron debatin me Valterin: Ai është aksident historik në parlament

“Provokimet e Gjiknurit me cunat problematikë as më hyn fare… Unë s’jam idiot që të dalë nga seanca të kap një deputet. Më mori në telefon dhe më kërcënoi duke më thënë: nuk më njihni ju mua. Ai më kërkoi të dilja jashtë parlamentit i bëj thirrje Ramës që ta tërheq këtë qen bir qeni se familja ime e ka provuar dhe i ka dhënë provat sesi i trajton mbeturinat. Nuk mund të krahasojmë Ahmet Zogun me një hajdut që ka vjedhur mbi 100 milion euro dhe ia falë Gurusë sa herë vjen i takon gruan. Gjiknuri është në Pazar të plotë me bandat dhe krimin. Që kur ka qenë ministër energjitike. Nuk mundet të më kërcënojnë mua, e kanë provuar më parë”, tha Valteri.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!