Gjiknuri sqaron debatin me Valterin: Ai është aksident historik në parlament

schedule12:29 - 5 Tetor, 2020

schedule 12:29 - 5 Tetor, 2020

Deputeti Damian Gjiknuri ka sqaruar debatin e ashpër që pati me deputetin Halit Valterin jashtë ambienteve të Kuvendit, ku ky i fundit tentoi ta qëllonte.

Gjiknuri tha se nuk e ka kërcënuar Valterin.

LEXO edhe: “Më kërcënoi në telefon”, Halit Valteri akuza të rënda Gjiknurit

Sipas tij, deklaratat  e Valterit janë qëndrime politike dhe ai nuk kishte për çfarë e kërcënonte kolegun.

“Pse ta kërcënoja, nuk jam këtu për t’u marrë me Valterin, Nuk e di çfarë kërcënimesh ka marrë nga Gjiknuri. Kush është në politikë ka akuza personale. Unë nuk kërcënoj njeri, është e rëndësishme që sot është një ditë e madhe, sepse votohet Kodi i ri Zgjedhor. Ti denoncojë ato që ka”, u shpreh Gjiknuri.

Më herët Valteri deklaroi se Gjiknuri e kishte telefonuar dhe e kishte kërcënuar, kjo gjë provokoi dhe debatin mes tyre.

N.D./abcnews.al