Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më keni braktisur”, Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë

schedule22:18 - 16 Qershor, 2026

schedule 22:18 - 16 Qershor, 2026

Një shkëmbim i shkurtër, i bazuar në kritika, është regjistruar mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit amerikan Donald Trump gjatë samitit të G7 në Evian.

Gjatë një bisede informale, presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, e pyeti Melonin nëse marrëdhëniet me Trump ishin përmirësuar. Kryeministrja italiane u përgjigj se ata kanë qenë gjithmonë miq.

Menjëherë pas kësaj, Trump reagoi duke thënë  “më keni braktisur”, ndërsa Meloni e mohoi deklaratën, duke theksuar se kjo nuk ishte e vërtetë.



Ngjarja ndodhi pak para një dreke pune të liderëve të G7.

Marrëdhëniet mes Giorgia Melonit dhe Trump kanë njohur tensione në muajt e fundit, kryesisht për shkak të qëndrimeve të ndryshme mbi çështje ndërkombëtare, përfshirë konfliktin me Iranin dhe përdorimin e bazave ushtarake në Itali.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!