“Më ke mësuar të jem njeri më i mirë”, Rudina Hajdari dedikim emocionues vajzës për ditëlindje

schedule10:37 - 16 Tetor, 2020

schedule 10:37 - 16 Tetor, 2020

Dita e sotme është e veçantë për deputeten Rudina Hajdari. Vajza e saj e ëmbël, Sihana festoon ditëlindjen.

Nuk kishte se si të mungonte dhe një urim publikë nga mami Rudina, e cila ka postuar një foto të së bijës në Instagram dhe e ka shoqëruar me disa fjalë shumë emocionuese.

“Gjithmonë kam menduar se do të isha unë ajo që do të mësoja se si të jesh një vajzë e mirë. Por në fakt doli që je ti ajo që çdo vit ti me ke mësuar se si të jem një prind dhe njeri më i mirë. Gëzuar ditëlindjen, Sihana”, shkruan Hajdari krahas fotos.

Kujtojmë që deputetja nuk ‘i kursen’ daljet me vajzën, duke treguar se kanë sëbashku një lidhje shumë të ngushtë nënë e bijë. l.k/abcnews.al