“Më kanë quajtur anti-shqiptar”, Gjergj Kaçinari tregon se kë shikon si fitues të Festivalit të RTSH

schedule11:00 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 11:00 - 15 Dhjetor, 2020

Ndryshe nga çdo vit tjetër, gara e Festivalit të Këngës këtë fundvit do të zhvillohet pa orkestrën live.

Ky fakt ka mërzitur shumë artistë, mes tyre edhe këngëtari Gjergj Kaçinari. I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai është shprehur se nuk i intereson gara dhe fituese sheh këngën e Kastro Zizos.

Performanca jashtë për mua nuk është problem, por që orketsra nuk do të jetë live se unë jam mësuar në këtë mënyrë. Megjithatë, kjo është jeta.

Nuk më intereson kompeticioni, e shoh thjesht si një mënyrë videoklipi për këngën time. E preferuara ime për të fituar është ‘Vallja e jetës’ që kam punuar vetë me Kastro Zizon”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Gjergji ka treguar se pse këngët i shkruan gjithmonë në gjuhën angleze, duke hedhur poshtë të gjitha paragjykimet.

Çfarë nuk është thënë. Lajmi i fundit ka qenë se unë jam anti-shqiptar, sepse mua më pëlqejnë të shkruaj në anglisht. Janë ca zhanre që rrinë më mirë, nuk mund të këndosh opera në gjuhë tjetër, është për italisht, s’mund të këndosh hip-hop italisht, shkon më shumë në anglisht apo gjermanisht. Kështu është edhe me rrokun. Për sa i përket muzikës unë e kam dëgjuar më shumë në anglisht dhe ashtu më vijnë”, ka thënë Kaçinari. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!