“Më ka munduar shumë”, Ledri Vula rrëfen historinë e dashurisë me Sara Hoxhën

schedule08:23 - 26 Qershor, 2022

schedule 08:23 - 26 Qershor, 2022

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizz-it shqiptar. Çifti tashmë janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Dyshja kanë rrëfyer më parë se si janë njohur por reperi ka ndarë detaje të tjera së fundmi. Por si janë njohur ata?

Në një intervistë për “A Live Night”, Ledri theksoi se ai dhe Sara janë njohur në një koncert të tij në Gjermani. Por Sara nuk e njihte reperin, të cilit i është dashur një vit mundim që të mund të takohej me të.

“Me Sarën jam njohur komplet rastësisht me një koncert në Gjermani ku shoqet e Sarës erdhën të më shikonin pa live dhe Sara s’më ka njohur, më dinte këngët, por se dinte se kush jam. Ka ardhur me shoqet për të bërë foto, por më ka pëlqyer Sara ndoshta se nuk ia ndjeu për mua.

Pastaj kështu kemi filluar duke folur dhe për herë të parë e kam takuar në Shqipëri, një vit ma ka shtyrë më ka munduar derisa e kam takuar, por publike është bërë, na kanë parë njerëzit bashkë na kanë bërë video dhe është bërë virale, jam munduar t’i ndaloj, pastaj kam thënë i don’t care.

Me herë të vjetra kur kam pas diçka kështu i kam pengu, kurse me Sarën s’ma ka ndjerë, si me e dit që do jemi bashkë. Sara është më ekstrovert, ka qejf të dalë, nuk do të rri mbyll si unë. Çfarë ka Sara se ka kam unë dhe çfarë kam unë se ka Sara, jemi një team”, tha Ledri.

/abcnews.al