“Me ju pa ju, ne do fitojmë”, Rama në Devoll: Mos hyni në gjynah, mbani rrugëve një njeri që duhet të shkojë në shtëpi, mosha e ka lajthitur

schedule12:13 - 5 Maj, 2025

schedule 12:13 - 5 Maj, 2025

Rama: Mirë që gjithë këto vite nuk u gjet, as një djalë e asnjë mik e asnjë që t’i thoshte bababufit lëre këtë muhabet, por zogjtë e tij e marrin me tendë sjellin vërdallë në njeri të pashpresë, mosha e ka lajthitur komplet dhe demokratët e zakonshëm, ju që jeni aty duhet ta bëjnë rolin e atij djalit të vogël se hyni në gjynah.

Nuk është hera e parë që coni votën në kënetë po hyni në gjynah se mbani rrugëve një njeri që duhet të shkojë në shtëpi. Këtu e keni të dyfishtë se coni në Kuvend rrugecër, një gjysmak një cyryk që nuk ka lënë rast pa e treguar, pa bërë gjeste e shfaqje për të thënë unë jam cyryku.

Nuk e di, shihni e bëni ne duam të jemi bashkë. Ne me ju pa ju ne do fitojmë, puna është që bashkë me ju ne të bëjmë atë që na takon për Shqipërinë, kurse ju një rrugë e dy punë edhe për Shqipërinë edhe shpëtoni nga këneta. Se do bëheni si bababufi dhe nuk do shihni pushtet me sy./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!