Shqipëria numëron sot 197 raste me koronavirus që prej datës 9 mars kur u konfirmuan dy rastet e para në Tiranë.
Kryeqyteti, me 113 raste vijon të mbetet zona me numrin më të lartë të të prekurve, ndërsa disa ditë më pas, u shfaqën vatra të reja në Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçë.
Këto rrethe vijojnë të kenë një numër të lartë të prekurish pas Tiranës.
Abcnews.al ka vizualizuar ecurinë e shpërndarjes së koronavirusit në qytetet shqiptare, ku vërehet numri i lartë në Tiranë si edhe rritja e shpëjtë në Korçë dhe Fier.
Për më tepër, ndiqni grafikun e përgatitur nga abcnews.al: