“Me Gerdin kemi gjithmonë debate”, rrëfehet Enada Hoxha: Çfarë më thotë në sallën e provave

schedule11:16 - 1 Mars, 2023

schedule 11:16 - 1 Mars, 2023

Enada Hoxha dhe Gerd Vaso janë një ndër çiftet më jetëgjatë të skenës shqiptare. Ata punojnë prej vitesh së bashku dhe në çdo shfaqje janë të pandarë.

E ftuar në “Pasmesnate” në ekranin e ABC News, Enada ka bërë një rrëfim për të gjithë karrierën e saj, ku padyshim vendin kryesor e zë puna me Gerdin. Ajo madje zbuloi se kanë debate herë pas here kur bëhet fjalë për punën, por që në fund gjithmonë arrijnë në një përfundim të përbashkët.

“Gjithmonë kemi debate, sepse të dy kemi ide të ndryshme, kemi një stil koreografik. Nuk e di se si ka ndodhur kjo, por ndoshta këto vite kanë bërë që të kemi dhe ide dhe stil të njëjtë. Por si ide, gjithmonë kemi kontradita sepse unë e mendoj ndryshe, jam natyrë që krijoj natën. Pra, unë mund të jem duke fjetur, por në një moment zgjohem, truri im është gjithmonë në punë dhe krijoj lëvizje dhe hera-herës shumë rrallë i shkruaj. Ndoshta vetëm kur gdhihet. Mundohem që gjatë gjithë kohës deri në mëngjes jam zgjuar dhe kërcej në mëngjes.

Pastaj debati fillon në sallën e baletit sepse më thotë Gerdi: ‘Ti e imagjinon në ëndërr me sy mbyllur dhe ti kujton se çdo gjë që t’i ëndërron mund të zbatohet’. Por gjithsesi unë i lë Gerdit të bëj gjithmonë pjesën e djemve, mund të jap një ide. Ndërsa të vajzave unë, siç ka edhe Gerdi që mund të japi dhe të djalit dhe të vajzës. Kjo nuk shmanget, por që kemi gjithmonë këto kontraditat, por pastaj arrijmë gjithmonë me një emërues të përbashkët”, tregoi Enada./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!