Me ftesë të Zelensky-t, Rama dhe Abazoviç shohin nga afër shkatërrimin në Bucha, zona ku ndodhi masakra e luftës

schedule09:47 - 15 Qershor, 2022

schedule 09:47 - 15 Qershor, 2022

Kryeministri Edi Rama viziton Ukrainën me ftesë të Presidentit Volodymyr Zelenskyy. Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kiev, Ukrainë, me ftesë të Presidentit të vendit Volodymyr Zelenskyy.

Kryeministri Rama, i cili në këtë vizitë është së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç do të vizitojë zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.

Në vijim, Kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga Konferenca e përbashkët për shtyp e  Kryeministrit Rama, Kryeministrit Abazoviç dhe Presidentit Zelensky.

Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës Kryeministrin e Republikës së Ukrainës Denys Shmyhal dhe më pas Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko. /abcnews.al/