Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, piktori i njohur, Gazmend Leka, ka folur dhe për miqësinë me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka qene dhe shok në universitet.
Ai ka zbuluar se me Ramën kanë qene shumë miq shumë të mirë dhe tani vazhdojnë të ruajnë marrëdhëniet me njëri-tjetrin, ndonëse ky i fundit ka angazhime të rëndësishme politike.
Madje, Leka zbuloi edhe disa nga mesazhet që i ka dërguar lidhur me çështje që e shqetësojnë.
“Me Edin kam qene mik, kemi shkuar shumë mirë, jemi dashur. Kemi qene dhe në një klasë në Akademinë e Arteve, në vitin e parë, e kemi formuluar me Edin ka qene projekti jonë. Unë mora për të dhënë ngjyrën, ndërsa Edi mori për të dhënë kompozimin, teorinë e fushës. Shkonim shumë mirë.
Tani nuk është se komunikoj shumë me Edin, kam komunikuar për 2-3 probleme që kanë të bëjnë me problemet tona. Vjen fjala, i kam çuar mesazh për varrin e Shote Galicës që ta marrin dhe ta spostojnë, ta marrin ta spostojnë dhe ta çojnë pranë varrit të Azemit. Ai i di shumë mirë sensin patriotik timin, ose i kam shkruajtur diçka për abetaren e përbashkët. Nuk është se ma ka kthyer përgjigjen, por unë e kuptoj nga larg se kur do të reagojë dhe kur nuk do të reagojë. Ai ka punët e tij”, rrëfeu ai./abcnews.al