Me destinacion Turqinë/ Anija tregtare me flamur shqiptar pëson defekt në det. Kthehet në portin e Sarandës

schedule14:44 - 21 Shkurt, 2024

schedule 14:44 - 21 Shkurt, 2024

Një anije tregtare me flamur shqiptar pëson defekt në ujërat e Ksamilit, c’ka i pamundësoi mbërritjen në destinacion.

Mësohet se pas një defekti në manovër dhe mos funksionim të sistemit të drejtimit anija “Bergfjord” me flamur shqiptar është kthyer në Sarandë.

Pas komunikimit me kapitenerinë e portit Sarandë, anija është udhëzuar për të hyrë në portin e marinës “Limion”.

Gjatë komunikimeve ekuipazhi nuk ka paraqitur probleme. Situata do të vlerësohet nga ana e Kontrollit Shtetëror të Flamurit për vijushmërinë apo jo të lundrimit të anijes.

Mësohet se anija po kryente linjën tregtare Shëngjin-Turqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!